Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës Veriore, Gonxhe Çaushi, pas votimit ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë duke thënë se të gjithë janë të barabartë në garë dhe se votuesi përcakton fituesin, raporton EkonomiaOnline.
“Sapo e kreva obligimin tim qytetar i bëj thirrje të gjithëve me dal me votua. Ende është herët, është shumë qetë, jemi optimist, mendoj që po bëhet një fushatë dinjitoze dhe ftoj të gjithë të dalin të votojnë pasi është shumë e rëndësishme vota e tyre. Ne jemi të barabartë në garë dhe votuesi është ai që e përcakton fituesin”, tha Çaushi.
Kujtojmë se sot katër komunat me shumicë serbe janë duke votuar për të zgjedhur kryetarët e komunave.