Kandidatja për postin e kancelares në Gjermani nga radhët e Partisë së Gjelbërt, Annalena Baerbock, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Baerbock tha se ky është një lajm i shkëlqyeshëm.
“Lajm i shkëlqyeshëm: Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen Presidente e Kosovës. Gjitha të mirat për të ardhmen e vendit tuaj nga Gjermania”.
Partia e Gjelbër njoftoi të hënën se kjo forcë politike për herë të parë do të vërë kandidat për postin e kancelarit të vendit bashkë-kryetaren Annalena Baerbock për zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit.
Kjo parti ka rritje të konsiderueshme sipas sondazheve dhe radhitet si forca e dytë politike në Gjermani para Partisë Socialdemokrate. Këto palë zgjedhje konsiderohen të paparashikueshme, pjesërisht sepse kancelarja aktuale Angela Merkel nuk po kërkon rizgjedhjen.