Themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare Natasha Kandiq ka folur për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia me hipotezën që ky shtet ta marrë Mitrovicën veriore, transmeton Koha.net.
“Kryetari (Aleksandar Vuçiq), propozon njohjen e Kosovës me bashkimin e Mitrovicës dhe të disa pjesëve tjera veriore me Serbinë, kjo, sipas mendimit tim, është zgjidhje e keqe. Mitrovica është e rëndësishme për serbët në Kosovën qendrore. Aty janë spitalet, fakultetet dhe institucionet me rëndësi ekzistenciale për serbët”, ka thënë për “Danas” Kandiq.
Ajo ka shtuar se zgjidhje e mirë do të ishte fuqizimi ekonomik i Mitrovicës dhe i Graçanicës e që serbët të pajisen me dituri për teknologjitë e reja e digjitalizim.
Kandiq ka shtuar se politika e Vuçiqit rreth Kosovës nuk është e qartë.
“Zgjidhja për Kosovën duhet të përfshijë përmirësimin e kushteve të jetës. Të drejta ekonomike e politike të serbëve. Serbët nuk janë integruar në shoqërinë kosovare. Kuptoj se një demarkacion i vogël është i nevojshëm, porse atë duhet lënë të bëhet në një atmosferë të fqinjësisë së mirë, pasi të njihet Kosova në kufijtë ekzistues”, ka thënë Kandiq.
Natasha Kandiq ka vlerësuar se politika e pengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk iu ndihmon serbëve në Kosovë.
Me këtë pengim, sipas saj serbët në Kosovë privohen nga e drejta për qasje në mekanizmin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut siç është Gjykata evropiane për të drejtat të njeriut,
Ajo ka thënë se reagimet në Serbi lidhur me mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol tregojnë se ka nuk kuptim pa afrim të dy bashkësive rreth interesave të përbashkëta, siç është sundimi i ligjit, të ketë normalizim të marrëdhënieve.
Kandiq ka thënë se bota e arsyeshme dhe e civilizuara ka pritur që kryetari Vuçiq ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Interpol për arsye se anëtarësim do të ishte në dobi të serbëve që jetojnë atje, në dobi të gjithë rajonit dhe kush për normalizimin e marrëdhënieve.