Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiq e ka ftuar kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi që t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës që sivjet ta vizitojnë kishën, transmeton Koha.net.
“Me këtë rast ju lus që personalisht që të angazhohen në mënyrë që serbët nga Gjakova më 28 gusht 2018 të mundë ta vizitojnë kishën dhe shtëpitë e veta dhe të mos i nënshtrohen poshtërimit sikur në vitin e shkuar”, ka thënë Kandiq në letrën e sot e boton e gazeta e Beogradit “danas”..
Ajo në letër ka theksuar se përpjekja e Thaçit për pajtim ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe për” Kosovën shtet multietnik”, ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, por kjo has në mosbesim te serbët e Kosovës që jetojnë në Serbi.
Kandiq në tekstin e shkurtër ka përkujtuar edhe, siç ka shkruar, se si më 13 qershor 1999 kishte qenë në Gjakovë dhe se si atje i shihte shqiptarët e frikësuar nga policia serbe dhe mjekët duke mbledhur të holla për policinë dhe për paramalitarët që të paguanin për jetën e tyre, se ajo u kishte ndihmuar sa kishte mundur dhe se kurrë nuk ka marrë”një falënderim më të madh”