Themeluesja e Fondit Humanitar për Drejtësi, Natasha Kandiq ka thënë se vendimi i Gjykatës franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pritur.
Sipas saj, Serbia është dëshmi kundër një prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nevojitet për të siguruar Gjykatën Speciale për krimet e luftës nga UÇK në Kosovë, shkruan B92.
Kandiq për Agjencinë Beta ka thënë se vendimi i gjykatës së Colmar për Haradinajn ishte ai që pritej, pasi ata do t’i merrnin parasysh sjelljen e instancave juridike në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradim të Ejup Ganiq dhe Jovan Divajk.
“Këtu Serbia edhe një herë komprometohet. Politika e bazuar në vlera që nuk drejtohen sipas të drejtave të njeriut, por edhe për marrëdhënie më të mira në rajon, apo kontributin në besim, dikush ka për të thënë, ndal”, ka thënë ajo.