Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiq, në një postim të vetin në Twitter gjatë këtij muaji ka përkujtuar vrasjen e mbi 40 civilëve shqiptarë në fshatin Tërnje nga 25 marsi deri më 1 prill 1999, transmeton Koha.net.
Kandiq ka thënë se për këtë vrasje kanë folur dy pjesëtarë të brigadës së motorizuar 549 të Ushtrisë jugosllave gjatë gjykimit të Sllobodan Milloshevqit në vitin 2002.
“Njëri prej tyre tha se zgjohet nga vaji i foshnjës që e vranë. Komandant i kësaj brigade ka qenë Bozhidar Deliq. Heroi”, ka shkruar me ironi Kandiq.
Natasha Kandiq është një humbiste nga Serbia e cila ka zbuluar dhe ka dëshmuar për krime të ushtrisë e të policës serbe bë Kosovë.