Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar pas konferencës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, lidhur me grupin terrorist që ka hyrë në Kosovë dhe që ka vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.
Kandiq ka thënë se presidenti i Serbisë duhet t’iu bëjë thirrje serbëve të dorëzojnë armët.
duhet të tregojë se kush i ka organizuar barrikaduesit, të cilët sot nga Manastiri i Banjskës sulmuan Policinë e Kosovës dhe të tregojë se kush ua ka siguruar atyre uniformat.
“Le të përgjigjet Presidenti i Serbisë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbë, ku i morën armët dhe uniformat”.
“Në këtë moment nuk është normale që Vuçiqi të përsërisë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se serbët u rebeluan. Ai ende thotë se do të jetë më keq. Vuçiqi t’u bëjë thirrje serbëve të dorëzojnë armët”, ka shkruar aktivistja e njohur serbe.