Pas një merkatoje zhgënjyese për Tottenhamin, Harry Kanë kërkon siguri nga klubi që trajneri Antonio Conte do të mbështetet financiarisht në mënyrë që ai të vazhdojë me klubin.
Kane e bëri të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Tottenhami verën e kaluar, por u bllokua për t’u transferuar në Manchester City nga pronarët e klubit, shkruan Gazeta Express.
The Sun raporton se anglezi tani është i hapur për të vazhduar te Tottenham, por jo pa garancinë se Contes do t’i jepet mundësia për të transferuar lojtarët e nevojshëm që klubi të garojë për tituj.
Fondi i transferimeve ka qenë problem i kahmotshëm dhe Kane frikësohet se mund ta humbin një trajner të klasit botëror nëse nuk mbështetet financiarisht.
“Çfarë ndodhi në janar nuk është e lehtë. Katër lojtarë u larguan. Katër lojtarë të rëndësishëm për Tottenhamin, dy erdhën. Edhe numerikisht në vend që të forcohemi, ne jemi dobësuar. Nëse doni të rriteni shpejt dhe të jeni konkurrent, ju nevojiten lojtarë me shumë eksperiencë”, tha Conte për Sky Italia.
Nëse Kane nuk merr sigurinë e kërkuar, ai do të kërkojë largimin nga Tottenhami sërish në verë.