Ish-trajneri i Tottenhamit, Tim Sherwood e këshillon yllin anglez të mos i bashkohet Manchester Unitedit
Harry Kane duhet të transferohet në Real Madrid ose Barcelonë, apo edhe në Bayern Munich.
Por, sulmuesi anglez nuk duhet assesi t’i bashkohet Manchester Unitedit.
Kjo është kërkesa e ish-trajnerit të Tottenhamit, Tim Sherwood.
Sipas tij, sulmuesi i rrezikshëm duhet ta vazhdojë karrierën jashtë Anglisë.
“Unë nuk mund ta shoh Harry Kanen duke u larguar nga Tottenhami dhe duke luajtur për një klub tjetër të Premierligës. Bile as në Manchester United. Ky është mendimi im”, ka thënë Sherwood për “Squeaky Bum Time”.
“Ai do të bënte më mirë nëse transferohet në Real Madrid, Barcelona apo në Bayern Munich”, ka përfunduar trajneri britanik.
Përfaqësuesi anglez lidhet me një largim të mundshëm nga nënkampioni aktual evropian gjatë kësaj vere.
Dhe, interesimin më të madh për të e ka shfaqur Manchester Unitedi