Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane po peshon të ardhmen e tij me londinezët dhe thuhet se mund të largohet në verë.
Sipas mediumit The Telegraph, Kane do të mendojë seriozisht largimin nga klubi në qoftë se forma e tyre nuk përmirësohet së shpejti.
26-vjeçari aktualisht është jashtë shkaku i dëmtimit dhe i është dashur të shikojë formën e dobët të Spurs, me skuadrën në rrezik të humbasë një vend që i dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm.
Mungesa e kualifikimit në Ligën e Kampionëve do të ishte një goditje e madhe për një lojtar të cilësisë së tij.
Mendohet se edhe menaxheri Jose Mourinho dhe klubi shqetësohen për mënyrën sesi Kane do të reagojë nëse kjo bëhet realitet.
Ekipet si Manchester United dhe Real Madrid kanë qenë të lidhura me anglezin në të kaluarën dhe thuhet se tani janë alarmuar me mundësinë e transferimit të tij.
Ylli anglez pëlqehet shumë edhe nga Manchester City.