Gjyqtarët janë njerëzit që komentohen më së shumti në fushën e lojës dhe shumë herë janë më të kritikuarit për vendimet që japin.
Por tashmë falë teknologjisë së avancuar VAR kemi një ulje të gabueshmërisë së tyre ndoshta kjo do të ndikojë edhe në rrogën që këta gjyqtarë marrin.
Një e përditshme gjermane ka publikuar se sa paguhen gjyqtarët në Kupën e Botës.
Si fillim çdo gjyqtar merr një shumë prej 57 000 euro vetëm për pjesëmarrjen në kompeticion.
Më pas për çdo ndeshje që gjykohet, paga është e ndarë.
2400 euro për kryesorët dhe 2000 për asistentët.
Gjyqtari i katërt fiton 800 euro.
FIFA i vlerëson gjyqtarët në maksimum, kjo sepse realisht puna e tyre është jo e lehtë.
Një gjyqtar që kalon fazën e grupeve llogaritet të fitoj rreth 70 mijë euro në total.
Dhe të mendosh që kjo është vetëm një punë që zgjat 30 ditë.