Të dielën në fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti ka kanosur me armë viktimën mashkull.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen e gjuetisë dhe dy fishekë të kalibrit 16 mm, njofton Policia e Kosovës.
Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.