Chelsea me shumë gjasë do të jetë pa N’Golo Kante në finale e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit që zhvillohet sot (29 maj) nga ora 21:00 në Baku të Azerbajxhanit.
U bë e ditur se mesfushori francez kishte pësuar një lëndim jo shumë të rrezikshëm në stërvitje, por tani raportimet e fundit bëjnë të ditur se Maurizio Sarri duhet ta mendojë një strategji tjetër, pasi lojtari nuk mund të luajë.
Më herët në këtë muaj, trajneri italian kishte bërë të ditur se ai ishte penduar që kishte luajtur me francezin ndaj Eintracht Frankfurtit, aty ku edhe pësoi lëndim, pasi tani nuk mund ta ketë në dispozicion.
Gazetari shumë i afërt me Chelsean, Nizaar Kinsella ka raportuar se mesfushori francez nuk do të startojë në finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.
Sipas tij, gjasat janë të vogla që N’Golo Kante poashtu të jetë edhe në bankën rezervë për shkak që e ka zgjatur muskulin e këmbës së majtë.
Chelea në këtë përballje do të jetë edhe pa Callum Hudson-Odoin, Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudiger, që janë poashtu të lënduar. /Telegrafi/