Përleshjet shpërthuen në qytetin brazilian të Rio de Janeiro ndërsa policia luftoi me tifozët e futbollit të cilët festonin fitoren e ekipit të tyre në turneun më të madh rajonal të Amerikës së Jugut.Turma të mëdha ishin mbledhur në qendrën e qytetit të Dielën për të mirëpritur lojtarët e skuadrës Flamengo pas fitores së tyre në Copa Libertadores.
Por drejt fundit të fitores shpërtheu luftimi.
Gurë dhe shishe u hodhën drejt policëve të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Fotografitë treguan se turmat po shpërndaheshin ndërsa bombolat e gazit lotsjellës binin poshtë. Disa policë u panë duke përdorur shkop kundër tifozëve.