Kaosi në Kuvend, ambasada britanike në Shqipëri: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka reaguar për kaosin që është bërë dje në Kuvendin e shtetit shqiptar.

Në një postim në Facebook, kjo ambasadë është shprehur se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare”.

“Ambasada Britanike dënon aktivitetin që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme