Policia spanjolle ka sekuestruar 3 ton drogë të llojit kokainë, ndërsa është kryer arrestimi i 11 personave.
Në mesin e tyre thuhet se ka edhe shqiptarë.
Të arrestuarit besohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale. Ende nuk ka detaje për personat e arrestuar, por raportohen se janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.
Arrestimi i tyre është kryer në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën. Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve, sasi e cila ishte e ndarë në 12 kontenierë.