Kapen 520 kilogramë marihuanë në Serbi, pretendojnë se ka hyrë nga Kosova

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

520 kilogramë marihuanë, e paketuar në 134 pako, janë kapur nga policia në Nish të Serbisë, të cilat, siç raportojnë mediat atje, dyshohet se në territorin serb, janë futur nga Kosova.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

“Vazhdon lufta e ashpër e Ministrisë së Punëve të Brendshme me shpërndarësit e drogës, pavarësisht nëse Serbia është vend transit apo destinacion final për shitjen e drogës, me të njëjtën vendosmëri dhe luftë do të arrestojmë këdo që importon dhe shet drogë në vendin tonë”, citojnë mediat në Serbi, të ketë thënë ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme