Kapen afër 20 kg drogë në pikëkalimin kufitar të Kullës

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 13:08 | Nga

Njësit e Doganës e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë arritur të kapin afër 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Kullës (regjioni Pejë), oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të republikës së Shqipërisë mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të udhëtarëve (2 shtetas të Shqipërisë) automjeti është selektuar për kontrolle detale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur së bashku me policinë është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në mes të bagazhit dhe ulëses së pasme. Vozitësi dhe bashkudhëtari janë arrestuar nga Policia kufitare në momentin e parë ku janë vërejtur pakot e dyshimta. Pas përfundimit të kontrollit sasia e saktë ishte e 17 pako apo 18 kg e 390 gram.

Rasti dhe substancat narkotike janë dorëzuar për procedim të mëtejmë tek policia si dhe personat janë dërguar në mbatje me urdhër të prokurorit kompetent.

?????????????

?????????????
?????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme