Kapen me rrjeta për peshkim në Liqenin e Batllavës, gjuajnë me armë rojet

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Tri rojet e peshkimit në Liqenin e Batllavës kanë raportuar se gjatë vëzhgimit  me barkë në liqe kishin vërejtur disa persona të dyshuar që i kishin lëshuar rrjetat e peshkimit në liqen.

Por, kur ata ishin nisur në drejtim të të dyshuarve në një distancë rreth 50 metra i kishin dëgjuar ata duke ju thënë “mos u ofroni” dhe kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit, pastaj të dyshuarit ishin ikur në drejtim të fshatit Ballaban.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme