Kapen më shumë se 800 kilogramë drogë në Ferizaj

Ferizaj | 01 Maj 2017 | 13:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar më shumë se 800 kilogramë substanca narkotike të llojit kanabis në Ferizaj. Si rezultat është konfiskuar një sasi prej 825 kg marihuanë, gjashtë vetura dhe 26 telefona celularë.

Ky operacion është zhvilluar në tri faza të aksioneve policore. Në operacionin e fundit më 30 prill në fshatin Sojevë, në një shtëpi të pabanuar me 20 tavolina druri është parë të jetë kamufluar marihuana dhe është hasur në 500 kg.

Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se janë arrestuar 12 persona dhe destinacioni i këtij lloji të drogës ishte jashtë kufijve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Dy nga të dyshuarit kanë qenë të njohur për policinë për vepra penale me narkotikë. Ky operacion ka zgjatur tre muaj, por hetimet ende janë duke vazhduar.

Sipas Policisë, kjo është realizuar pas një operacioni policor të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike.

Foto: Ekonomia Online

 

 

Të ngjashme