Poetja Katarina Frostenson, do të largohet nga Akademia e Suedisë, pasi është gjetur fajtore për zbulimin e emrave të personave të përzgjedhur për të fituar Çmimin Nobel.
Akademia suedeze ka vendosur që t’i jap poetes një pension mujor me vlerë prej 1.400 euro në mënyrë që ta ndërpres punën, shkruan Reuters.
Ndërsa Frostenson ka mohuar t’i ketë thyer rregullat e konfidencialitetit të akademisë.
Pavarësisht mohimeve, kjo akademi ka vendosur që ta pushojë nga puna poeten Frostenson.
“Katarina Frostenson tani ka vendosur që të largohet nga Akademia Suedeze”, thuhej në një deklaratë të lëshuar për media.