Kapet i mituri që vidhte çanta krahu nga gratë në Mitrovicë

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të arrestojnë, por më pas e kanë liruar, një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale ‘vjedhje’, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin çantat e krahut të vjedhura nga gratë.

Në raportin policor theksohet se arrestimi i të dyshuarit K. M., i moshës së mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar javën e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë.

“Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, përfundon raporti.

Të ngjashme