Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Komunën e Vitisë një person pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa, rasti po vazhdon të hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar te i cili gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.4 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.