Pamje shokuese janë publikuar së fundmi, sa u përket vaksinave që po zbulohen e që po merren, në mbrojtje kundër COVID-19.
Një kanal televiziv ‘News channel abc’ në Amerikë, ka publikuar një storie ku shihet një infermiere e cila ka pranuar që ta vaksinohet, shkruan Syri Kosova.
Mirëpo, reagimet nuk ishin ato që priteshin.
Infermierja filloi të kishte marramendje dhe dhimbje koke, të cilat më pas u shoqëruan me alivanosje.
Pasi u këndell, ajo filloi të jepte intervistë për ndjesinë që i shkaktoi vaksina, mirëpo, nuk mund t’i lidhte dy fjalë.
Infermierja ndaloi përsëri, pasi, përsëri e kapi kokëdhimbja dhe u alivanos sërish.
Mbi kokën e saj veproi një ekip mjekësh dhe nga kjo video, sipas medies, është vënë në pikëpyetje efekti i vaksinave!