Ekonomia Online
FUNDIT

Kapet një gomone me sasi rekorde të kanabisit, arrestohen dy persona

Kapet një gomone me sasi rekorde të kanabisit, arrestohen dy persona

Policia shqiptare ka sqaruar se lidhur me lajmin e publikuar në mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare për një gomone të dyshimtë e cila ishte hetuar nga autoritetet kroate janë arrestuar dy shtetas shqiptarë me 1700 kg kanabis. “Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e […]

Policia shqiptare ka sqaruar se lidhur me lajmin e publikuar në mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare për një gomone të dyshimtë e cila ishte hetuar nga autoritetet kroate janë arrestuar dy shtetas shqiptarë me 1700 kg kanabis.

“Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale. Qendra Kombëtare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate”.

“Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njëjtin drejtim të ujërave kroate. Ne bordin e mjetit janë kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis” , ka bërë të ditur policia.

“Mjeti detar sipas hetimeve të deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare. Megjithatë Policia e Shtetit po vijon shkëmbimin e informacionit me agjencitë partnere për të hetuar mbi lidhjet e të ndaluarve si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme