Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero mund të luajë në Kampionatin Botëror pasi një gjykatë në Zvicër ka suspenduar përkohësisht dënimin ndaj tij për përdorim të kokainës.
Gjykata është pajtuar që përkohësisht të suspendojë dënimin prej 14 muajve që e kishte dhënë Gjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) pasi 34-vjeçari kishte përdorur drogë.
Në vendim ka ndikuar edhe kërkesa e kapitenëve të Grupit C në Botëror në të cilin bën pjesë edhe Peruja. Kapitenët e përfaqësueses së Australisë, Danimarkës dhe Francës i kanë shkruar një letër FIFA-s me të cilën kanë kërkuar heqjen e dënimit ndaj kapitenit peruan, transmeton Koha.net.
Guerrero u testua pozitiv për përdorim të kokainës gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.