Kapot e bandave shqiptare në Holandë tentojnë ta vrasin njëri tjetrin

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Aferat për menaxhimin e drogës së ardhur nga Hollanda e Kolumbia kishin krijuar rivalitet e atentate vrajesh mes dy grupeve kriminale drejtuar nga dy shqiptarët Elvis Demce e Ermal Arapaj.

Me urdhër të Prokurorisë së antimafias së Romës, Policia e Shtetit në Itali ka ekzekutuar 27 urdhër arreshtimesh anëtarë të dy bandave kriminale italo-shqiptare në rivalitet me njëri-tjetrin.

Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike, pjesëmarrje në aktivitet kriminal, armëmbajtje pa leje, zjarrëvënie e qëllishme e kërcënim jete.

Operacioni policor u krye pas zhvillimit të dy proceseve hetimore që zbardhën ekzistencën e dy grupeve kriminale të drejtuara nga dy shqiptarë.

Një grup kriminal drejtohej nga Ermal Arapaj, hetimi ndaj të cilit nisi pas një vrasje të kryer në Velletri në dhjetor të 2017 (ekzekutimi i italianit Cristina di Lauro).

Grupi i dytë kriminal drejtohej nga shqiptari Elvis Demçe e hetimet ndaj të cilit nisën në prill të 2020, e zbardhën lidhjet e tij me elementë kriminalë mjaft pranë me kapon e tifozerisë Laziale, Fabrizio Piscitelli, i ekzekutuar në gusht të 2019.

Hetimet zbardhën profilin e lartë kriminal të shqiptarit Elvis Demce, karakterizuar nga një vullnet për të arritur shpejt përmes një disponueshmërie të menjëherëshme të sasive të drogës, paratë e nevojshme që duhen për të konsoliduar aktivitetin e grupit që ai drejton.

Më 27 gusht 2020, grupit kriminal drejtuar nga Elvis Demce iu sekuestruan rreth 90 kg drogë, në bordin e një automjeti tip Porsche Macan.

Grupi i drejtuar nga Ermal Arapaj merrej me trafikun e drogës, kryesisht të tipit kokainë e kontrollonte tregjet e drogës në disa zona të Romës, në territorin Castelli Romani, në bregdetin Pontino e me bazë në komunën e Velletrit në provincën e Romës.

Droga sigurohej përmes kanaleve të bashkëpunimit nga Hollanda e Kolumbia e mbërrinte përmes shqiptarëve të tjerë në bazë në Portin San Elpido në Marche.

Hetimet zbardhën se pas arrestimit të shqiptarit Ermal Arapaj, kontrollin e tregjeve të drogës e mori Elvis Demce, i cili e mbajti deri pas daljes nga burgu të Arapaj.

Përgjimet e bisedave telefonike zbardhën konfliktet mes dy trafikanëve shqiptarë e pretendimin e Demces se  nuk është paguar e nuk ka marrë asnjë fitim ekonomik për punën e bërë.

Në 9 korrik 2020, Elvis Dmece projektoj atentatin për ekzekutimin e shqiptarit Ermal Arapaj në komunën Lanuvio në provincën e Romës, ku mundi të shëptoj e të plagos një nga killerat e paguar Demce.

As një muaj më vonë, më 5 gusht 2020, Elvis Demce organizon zjarrëvënien e qëllimshme në banesën e Ermal Arapaj në komunën e Velletrit ku jetonte me partneren e tij.

Pas këtyre ngjarjeve Arapaj largohet drejt Spanjës e rikthehet në Itali me planin e detajuar për të ekzektuar Elvis Demce, plan që nuk mundi ta realizoj pasi u arrestua më shkurt të 2021. Në banesën e tij u gjet një pistoletë e modelit  STEYR kalibër 40 e një maskë burri në silikon, që supozohej se do të përdorej për ekzekutimin e rivalit të tij Elvis Demce.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme