Kaq vite burg dënohesh për mos respektim të vendimit të qeverisë për masat kundër Coronavirusit

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për aplikimin e 11 masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi.

Masa e njëmbëdhjetë thotë se personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, parashihet dënimi për gjithë ata që nuk i respektojnë vendimet e nxjerra nga institucionet përkatëse lidhur me sëmundjes gjatë kohës së epidemisë, shkruan insajderi.

Neni 250 i Kodit Penal të Kosovës, parasheh dënim deri në dy vjet për ata që nuk i respektojnë vendimet e qeverisë.

“Neni 250. Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë. Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në Kodin Penal të Kosovës



Të ngjashme