Ju mund të keni filluar punë në një pozitë të thjeshtë ose ndoshta jeni një punonjës mesatar në një kompani të njohur. Kudo që të jeni në karrierën tuaj, nëse jeni ambicioz dhe me synime, mund të keni një pyetje në mendjen tuaj: a do të bëhem CEO një ditë?
Të bëhesh CEO shpesh nevojitet të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur, por të kesh cilësi të caktuara për këtë vend pune do të rriste ndjeshëm mundësinë që të merresh në konsideratë për vendin e CEO-s- ose ndonjë pozitë udhëheqëse. Për të kuptuar më shumë rreth asaj se cilat janë këto cilësi thelbësore, ne i jemi referuar Tiffany Franklin, konsulente ekzekutive e karrierës dhe themeluese e TJF Career Coaching, e cila tregon se nëse posedon këto aftësi, mund të bëhesh një CEO.
Nuk keni frikë të merrni rreziqe të llogaritura
CEO-t janë përgjegjës për marrjen e vendimeve të rëndësishme në lidhje me strategjinë dhe të ardhmen e kompanive që ata udhëheqin. Përderisa një CEO duhet të mbajë stabilitetin brenda një kompanie, ai gjithashtu duhet të marrë edhe rreziqe të mëdha. Vëreni në rend të parë të qenit një ndërmarrës strategjik i rrezikut. Franklin e përshkruan këtë si “të kesh aftësinë për të shqyrtuar një bashkim të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, si për kompaninë ashtu edhe për tregun global në tërësi”. Ajo shton se ata që ndërmarrin rreziqe strategjike” mësojnë nga e kaluara, por e shohin të ardhmen, në aspektin e marketingut, kohës dhe njerëzve. Ata mësojnë nga gabimet, por prapë ndërmarrin rrezik të llogaritur mirë”.
Dini si të komunikoni mirë
Komunikimi është një nga tiparet themelore për të qenë një udhëheqës. Për CEO-t, thotë Franklin, “ju keni dëshirë t’i motivoni dhe fuqizoni njerëzit rreth jush … Të jeni në gjendje të shisni vizionin tuaj dhe gjithashtu të përshkruani një rrugë për ta bërë atë një realitet.” Ajo shton se një pjesë e madhe e këtij komponenti është aftësia e ndërtimit të marrëdhënieve. Komunikimi dhe aftësitë për ndërtimin e marrëdhënieve janë gjithashtu një pjesë integrale e përfitimit të kënaqësisë së punonjësve si udhëheqës. Si një CEO, një komponent kritik është t’i kënaqësh punonjësit.
Ju gjithmonë e sfidoni veten
Të bëhesh CEO në përgjithësi nuk ndodh në vitin e parë të karrierës dhe shpesh nuk ndodh as në dekadën e parë. Është një pozitë udhëheqëse që fitohet përmes përballimit të sfidave profesionale dhe përmes një fokusi të zellshëm në vetë-përmirësim. Ekzistojnë sfida të shumta që janë të mira për t’i marrë gjatë gjithë karrierës tuaj në mënyrë që të rrisni aftësitë tuaja të lidershipit dhe të fitoni reputacion në mesin e kolegëve profesionistë. Franklin gjithashtu rekomandon që të përfshiheni në projekte vullnetare, të cilat ofrojnë mundësi lidershipi.
Jeni emocionalisht inteligjent
Nuk mjafton vetëm të jesh ambicioz, thotë Franklin, duhet të kesh edhe inteligjencë emocionale. “Një CEO duhet të jetë vendimmarrës dhe i vendosur, por edhe i mendueshëm kur merr vendime”, shton ajo. Për vendimmarrje të kujdesshme, si dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe të besueshme, inteligjenca emocionale është çelësi.
Ju dini si ta rrethoni veten me njerëzit e duhur
Ndërsa një CEO shpesh është fytyra e një organizate, ata mbështeten nga një ekip njerëzish që i ndihmojnë të bëjnë maksimumin. Sipas Franklin, të kesh potencial si një CEO do të thotë të jesh i vetëdijshëm për fuqitë e tua dhe të ndërtosh një ekip që i plotëson mangësitë e tua. Nga ana tjetër, ajo thotë se kjo strategji krijon një ekip ku të gjithë mund të sfidojnë njëri-tjetrin.
I gjeni vetes projekte ku përfshihet lidershipi
CEO-t janë njerëz të cilëve mund t’ju besosh për të bërë një punë të caktuar. Drejtuesit Ekzekutivë janë gjithashtu menaxherë të mirë dhe delegues. Ju mund të vëreni se atyre vazhdimisht u kërkohet nga të tjerët në kompaninë tuaj për të udhëhequr projekte dhe ekipe të mëdha. Dhe vendosja e vetes në situata të tilla sa herë që të paraqitet mundësia, mund të ndihmojë gjithashtu në nxitjen e aftësive tuaja udhëheqëse. “Unë mendoj që kur vullnetarisht dëshironi të shkoni më lart dhe më tej, duke mos e shikuar interesin tënd menjëherë, njerëzit do të fillojnë të të vërejnë”, thotë Franklin.
Ju mendoni larg
Ekzekutivët më të mirë janë vizionarë për kompanitë që udhëheqin. “Kjo nuk do të thotë vetëm të përpiqesh të kuptosh se cilët janë trendet më të reja, por të jesh një udhëheqës i mendimit”, thotë Franklin. Tjetër përbërës kritik i të qenit një udhëheqës i mendimit është aftësia për të transmetuar vizionin tënd në veprime konkrete, veprime që punonjësit në kompaninë tënde të mund t’i ndërmarrin.
Ndërtoni aftësi lidershipi për t’u bërë CEO
Edhe nëse nuk jeni mjaftueshëm të fuqishëm në disa nga aftësitë e lidershipit të CEO-ve, ka shumë mënyra për t’i ngritur nivelet tuaja të menaxhimit. Për dikë, programet MBA janë gjithmonë një mënyrë e mirë për të mësuar aftësi të lidershipit dhe për të treguar angazhim si një menaxher i mirë. Franklin gjithashtu thotë se nëse nuk keni kohë ose disponueshmëri, ka kurse të vogla dhe programe certifikimi që mund të ndihmojnë në lidership. Pastaj, thotë ajo, “vazhdoni të ndërtoni marrëdhënie dhe shtrëngojeni veten për t’u bërë vizionarë”.