Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë.
Policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi, raporton KTV.
Kombëtarja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.
Ekspedita u kthye në Prishtinë.