Karateisti kosovar fiton medalje në Kampionatin Botëror në Japoni

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 15:42 | Nga

Medaljet në sporte luftarake për sportistët kosovarë nuk kanë të ndalur, Alvin Karaqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë për Universitete, të mbajtur në Kobe të Japonisë.

Karaqi fitoi të bronztën përmes repesazhit, kategoria -84 kilogramë. Karateisti tjetër, Elhami Shabani, pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Me karateistët ishte edhe sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazi Gashi, që ishte në cilësinë e trajnerit. Kosova u përfaqësua nga Federata e Sportit Universitar të Kosovës, e cila është anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU).

 

Të ngjashme