Kardinali George Pell dënohet me gjashtë vjet burg pasi u shpall fajtor për abuzimin seksual të dy djemve në Australi, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ish arkëtari i Vatikanit është figura më e vjetër katolike që është ndonjëherë shpallur fajtore për vepra seksuale ndaj fëmijëve.
Pell abuzoi djemtë 13-vjeçarë të korit në një katedrale në Melburn në vitin 1996, konkludoi një juri vitin e kaluar.
Kardinali, 77vjeçar, pretendon se është i pafajshëm e tij dhe ka apeluar vendimin.
Në dënimin e Pell të mërkurën, një gjykatës tha se kleriku kishte kryer “një sulm të dhunshëm seksual ndaj dy viktimave”.
“Sjellja jote u përhap nga arroganca jote”, tha gjyqtari Peter Kidd.
Dënimi i tij e ka tronditur Kishën Katolike, ku ai kishte qenë një nga këshilltarët më të afërt të Papës.