Kardinali shqiptar Ernest Simoni drekon me të varfrit

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 13:35 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shenjë mirëpritje Ipeshkëvia e Kosovës i ka dhuruar kardinalit shqiptar Ernest Simoni një drekë me të varfrit, raporton Ekonomia Online.

Don Lush Gjergjit, nga Ipeshkvia e Kosovës, tha se çdo ditë në mensën e të varfërve që është në kuadër në kuadër të Kishës ushqehen 120 persona.

“Këtu në ditë ushqehen 120 deri në 130  të varfër të Prishtinës apo të rrethit, kurrë ne nuk kemi pyetur kush çka është në stilin e jetës dhe veprës së Nënës Terezë sepse e dimë që çdo njeri është vëllai apo motra jonë e aq më tepër nevojtarët. Ne nuk kemi dashur që ti shndërrojmë në lypsa klasik që të vijnë këtu e të hanë, ju kemi dhënë mundësinë që të vijnë e ta marrin ushqimin ose të vijnë dhe ta konsumojnë këtu. Një pjesë e tyre hanë këtu dhe një pjesë e merr për anëtarët e familjes dhe e hanë bashkë”, deklaroi ai.

Ai tha se këtu janë të mirëpritur të gjithë ata që kanë nevojë.

Të ngjashme