Kardiologët përmes grevës një orësh kundërshtuan shuarjen e kardiologjisë invazive

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Mesditën e sotme kardiologët invazivë kanë mbajtur grevë njëorëshe për ta kundërshtuar rikthimin e tyre në Kardiologji dhe ndarjen nga Kardiokirurgjia Invazive.

Qëllimi i kësaj greve është kundërshtimi I plotësim-ndryshimit të statusit të SHSKUK-së i cili parasheh ndarjen e Kardiologjisë Invazive me Kardiokirurgji.

“Plotësim ndryshimi ka defekte juridike që nuk ka memorandum që do të jetë një riorganizim në kuadër të një reparti të pavarur. Kështu Kardiologjia nuk e lejon të ketë repart. Çdo gjë është një lëshim juridik që nuk mund të zbatohet”, tha një kardiolog sot para mediave.

Të premten e kaluar, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi i mblodhi të gjithë drejtuesit e klinikave që trajtojnë sëmundjet e zemrës.

Arsyeja ishte kërkesa për zbatimin e vendimit të fundit të ministrit të Shëndetësisë, Rifta Latifi, që rikthen shërbimin e kardiologjisë invazive te klinika e kardiologjisë.

Të ngjashme