Karim Benzema po bën një tjetër sezon mjaft të mirë me fanellën e Real Madridit ,por së fundi lajmet që vijnë nga Franca, ia kanë prishur jo pak humorin e qetësinë.
Kjo pasi mediat franceze raportojnë se sulmuesi 32-vjeçar pritet të shkojë për gjykim për çështjen Valbuena, pasi dyshohet se ka nxitur ish shokun e tij në Kombëtaren Franceze, të paguajë një bandë që e shantazhonte me publikimin e disa videove, raporton Express.
Bëhet fjalë për një ngjarje të hershme, ku një mik fëmijërie i Benzema, kërcënoi futbollistin Matheu Valbuena se do të publikonte një video seksuale në tij, nëse nuk do të merrte një shifër të caktuar parash.
Sipas hetimeve, edhe Benzema ka këshilluar Valbuenën që të paguajë paratë për të shpëtuar nga shantazhi i bandës, ndërsa për këtë shkak sulmuesi nuk grumbullohet më në kombëtaren franceze që prej vitit 2015.
Avokatët e Benzema reaguan menjëherë pas lajmit se sulmuesi do të shkojë për gjykim, duke thënë se bëhet fjalë për një vendim absurd dhe të paparashikueshëm, pasi janë shtrembëruar faktet për çështjen në fjalë. /Gazeta Express