Portieri gjerman, Loris Karius, shpreson të kthehet në Liverpool.
Ai beson se mund të luajë për klubin anglez pasi ta përfundojë mandatin e huazimit në Besiktas, shkruan Goal.
Skuadra angleze mund ta mbajë për një kohë të gjatë futbollistin në fjalë dukë i ofruar një shumë prej tetë milionë eurosh.
Mirëpo as lojtari dhe as klubi nuk janë të prirë që të nënshkruajnë një marrëveshje të re.