Si fëmijë Fitim Krusha ishte i saktë në gjuajtjet e tij me këmbë dhe dorë. Kishte dy zgjedhje para vetes – të merret me futboll ose basketboll, meqë ishte i angazhuar në të dyja sportet. Por, zgjodhi të parën – futbollin.
36-vjeçari nga Prizreni nuk është pishman për vendimin që mori, shkruan Koha Ditore.
E nisi karrierën si 13-vjeçar dhe e mbylli si 32-vjeçar. Dhe nga futbolli nuk kishte si të ikte. Krusha ndjeu atmosferën e kësaj loje që në fëmijëri, kur babai e merrte me vete gjatë përgatitjeve me klubin Liria. Babin e kishte po ashtu futbollist.
“Futbolli në ish-Jugosllavi ka qenë një hap para basketbollit. Unë jam rritur duke i shikuar ndeshjet e Lirisë. Si 5-vjeçar kam qenë në përgatitjet e Lirisë në Dojran. Më ka marrë me vete babai dhe qysh atëherë kam ndierë atmosferën e lojës së futbollit”, tregon njëri prej ish-lojtarëve më me zë në futbollin kosovar