A ka gjëra të cilat dëshironi t’i lini që të fokusoheni më shumë në gjërat të cilat ju interesojnë më së shumti?
Ju dëshironi të ndërtoni një karrierë e cila mbështet jetën tuaj. Dhe të ndërtoni një jetë e cila mbështet karrierën tuaj. Dhe shpresoni se të dyjat në fund mbështesin lumturinë tuaj.
Për këtë luftoj. Mendoj se të gjithë e duam këtë.
Por ndërtimi i diçkaje merr kohë. Kështu që, më pëlqen t’i mendoj karrierat si ndërtesa të cilat janë ende nën ndërtim. Ndoshta ju jeni në fazën e projektit, ose ndoshta po shtroni tullat, ose ndoshta tashmë jeni të fuqishëm dhe jeni në fund.
Nëse karriera juaj është nën ndërtim, mendoni shprehitë dhe praktikat ditore në jetën tuaj si skelet rreth saj, platformat mbështetëse dhe të qëndrueshme të cilat ju japin mundësinë të ndërtoni atë që doni.
Pra, le të flasim për vetë-kujdesin. Për shkak se skelet janë në të gjitha zonat e jetës tuaj, duke përfshirë edhe karrierën. Këtu janë disa pyetje për të mbajtur në mend vetë-kujdesin edhe kur jeni të zënë duke ndërtuar:
Çfarë ju intereson më së shumti?
A keni problem në prioritizimin e gjërave? Nëse e dini se çfarë ju intereson më së shumti në një nivel të thellë dhe domethënës, ju mund të vendosni se cilave gjëra duhet t’ju thuani po e cilave jo. Kjo është ideja pas fjalimit të Simon Sinek ‘’Start With Why’’ në TED, e cila aplikohet jo vetëm në udhëheqje, por edhe në vetë-motivim.
Për shembull, unë e dua lirinë. Është misioni prapa punës time. Kështu që, unë vazhdimisht pyes veten. A më bën kjo të ndihem e lirë? A do të ndihmojë të tjerët të ndihen të lirë? Nëse mund t’a dini qartë forcën shtytëse e cila ju motivon ( ndoshta keni më shumë se një), ku duhet të kaloni kohën dhe energjinë tuaj atëherë ajo do të bëhet e dukshme. Gjithçka do të jetë ose ‘’po ‘’ ose ‘’jo’’.
Cila është marrëdhënia juaj me përpjekjet?
Unë kam një marrëdhënie dashuri/urrejtje me ambicien. Mendoj se shumica prej nesh përpiqen shumë. Pavarësisht kësaj, mendoj se do të ishim më të lumtur nëse do të bënim më pak, dhe të fokusoheshim në më pak gjëra në mënyrë më të organizuar dhe të fokusuar. Greg McKewon e quan këtë ‘’esencializëm’’, e cila thotë ai, ‘’ka të bëjë me përmbushjen e më shumë gjërave në më pak kohë. Nuk ka të bëjë me përmbushjen e më pak gjërave. Ka të bëjë me përfundimin e gjërave të duhura’’.
Ai e quan esencializmin ‘’ ndjekja e disiplinuar e më pak gjërave’’.
Unë fillova të kërkoj këtë në një mënyrë më serioze dhe më të qëllimshme gjashtë muaj më parë, dhe jeta ime është më e mirë tani. Unë bëj më pak gjëra, me fokus më të madh, krijoj dhe mbroj shumë kohë për pushim dhe lojë. Nuk kam humbur epërsinë time( kjo është frika sekrete, apo jo?). Unë ende jam produktive, dhe më e rëndësishmja, jeta ime është shumë e mirë. Pra, pyetja është, a ka gjëra për të cilat përpiqeni të cilat mund t’i braktisni që të fokusoheni më shumë në gjërat të cilat ju interesojnë?
Ku jeni ju në listën tuaj?
Ka një ngjashmëri e cila më çmend, ajo ku ju vendosni maskën e oksigjenit së pari që të ndihmoni njerëzit tjerë. Kjo ngjajshmëri qëndron veçanërisht tek femrat. Në anën tjetër, është një mendim i mirë; në anën tjetër, ende paraqet gratë duke u kujdesur për veten si një mjet për të ndihmuar të tjerët. E urrej këtë.
Vendosni veten të parin! Dhe jo vetëm që t’u shërbeni të tjerëve më mirë. Kjo qëndron edhe për gratë edhe për burrat. ( Por zonja, vetë-kujdesi juaj nuk duhet të jetë në shërbim të të tjerëve).
Në çfarë nuk jeni aq të mirë por po përpiqeni?
A po e torturoni veten sepse ende nuk e keni mjeshtëruar artin e vetë-kujdesit? Po e mundoni veten sepse nuk keni vendosur kufinjë të shëndetshëm me punën tuaj ende? Po. Mos e bëni këtë. Do t’i bëjë përpjekjet tuaja të duken të pavlefshme.
Jepni vetes merita kur identifikoni diçka në të cilën mund të punoni dhe vetëm pse po përpiqeni. Edhe nëse nuk jeni aq të mirë në të, në të cilën me siguri do të shkëlqeni. Veçanërisht nëse vetë-kujdesi është diçka me të cilën keni luftuar për një kohë të gjatë. E dini pse? Ju jeni njeri. Dhe këto gjëra marrin kohë.
Bëjani vetes këto pyetje (dhe jepni përgjigje të sinqerta, dhe pastaj bëni diçka për të), dhe do të përmirësoni lojën tuaj të vetë-kujdesit. E cila padyshim do të thotë se do të përmirësoni edhe lojën tuaj të karrierës, madje edhe lumturinë.