Pajtim Kasami e ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Baselit në shtëpi në derbin ndaj Servettes me rezultatin, 5:0.
Kasami shënoi golin e dytë në minutën e 6-të me asistim të futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrovës. Kasami e Zhegrova ishin titullar, ndërsa nga minuta e parë luajti edhe Amir Abrashi.Të tre futbollistët u zëvendësuan.
Abrashi e Kasami në fund të takimit, ndërsa Zhegrova pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Zvicrës.
Te Servette gjatë tërë takimit luajti Kastriot Imeri. Baseli me këtë fitore është ngritur në vendin e dytë me 42 pikë, për t’ia zënë vendin Servettes që bie një pozitë më poshtë me një pikë më pak. Lider është Young Boys me 66 pikë.