Organizatorët e turneut të shahut në ShBA, ka thënë se ish kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov do të jetë pjesë e garës së tyre gjatë muajit gusht.
Ish kampioni, është pensionuar nga profesioni i shahut në vitin 2005. Turneu do të mbahet në datat 14-19 gusht.
“Gati të kuptojë nëse kujtoj ende se si të lëviz figurat! Nëse jo, a do të mund të ju njoftoj prapë për pensionimin tim?”, ka thënë përmes një postimi në Twitter, 54-vjeçari Kasparov.
Kasparov, i cili ka dominuar lojën e shahut për më shumë se 15 vjet, do të garojë kundër nëntë lojtarëve të tjerë.
Edhe lojtari numër një në botë aktualisht, Magnus Carlsen nga Norvegjia, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë garë.
Kasparov e ka lënë shahun në vitin 2005, për të nisur lëvizjen opozitare “Një tjetër Rusi”, kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai është larguar nga Rusia, duke deklaruar në vitin 2013 se nuk do të kthehet kurrë në këtë vend, pasi ka pranuar shtetësinë kroate në vitin 2014.