Muharremaj reagon ndaj dëmtimit të hapsirave publike

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj dëmtimit të fushës së shahut, nga përsona ende të paidentifikuar, por që Muharremaj në reagim i quant ë papërgjegjshëm.

I pari i Suharekës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka premtuar se kjo fushë e shahut do të rregullohet sërish.

“Kjo pamje nuk na nderon. Kujdesi për hapsirat publike duhet ta bëjë secilin të vëmendshëm.

Kjo fushë e shahut ishte me pamje më të mirë, por nga persona të pandërgjeshëm është dëmtuar shumë. 😞

Mirëpo ne nuk e humbim shpresën. 🙂 
Kjo do të rregullohet sërish. Dhe, sërish do të kemi shtesë hapsira të gjelbërta dhe parqe për të gjitha moshat, kudo ku janë të nevojshme.

Sepse qytetarët e meritojnë dhe obligimi ynë është përkushtimi për të tu shërbyer me vullnet dhe gadishmëri kudo ku kërkohet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme