Avni Kastrati, ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, ka thënë se kryetari i tanishëm i Mitrovicës, Agim Bahtiri, po i mashtron qytetarët për të arritur qëllimet e tija.
“Ai shumicën e premtimeve që i ka dhënë nuk i ka realizuar”.
“Korrupsionin e ka çrrënjos për të tjerët, ndërsa është përfshirë vetë në të”.
Kastrati gjithashtu i ka bërë ftesë publike Bahtirit për të debatuar hapur në ndonjë televizion, pasi siç tha ai ka për çfarë të debatohet.
Këto komente Kastrati i bërë në një konferencë për media të organizuar nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.