Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është akuzuar nga deputetë opozitarë për keqpërdorim me subvencionimin e teksteve shkollore raporton Ekonomia Online.
Ata këto akuza i bënë gjatë raportimit të ministres në Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka pyetur ministren Nagavci se pse shtëpisë botuese “Albas”, e cila ka fituar tenderin për tekste shkollore, i janë rritur të hyrat.
“Ju thatë që janë 11 milionë, krahasimi me shpenzimet e hargjuara, pasi në ta kaluarën janë shpenzuar më pak e ka pas me shumë nxënës, ndërsa tani janë më pak nxënës sot e me shumë janë shpenzuar, a konsiderohet korrupsion kjo? Çështja e dytë, është hekur dorë me arsyetimin se çmimet janë të larta, nuk u pajtuat për afro 5 milionë, ndërsa tani kushtoj 2 fish ose tre më shtrenjtë”.
Kastrati e akuzoi Nagavcin për favorizim të një shtëpie botuese.
“Ju jeni pajtuar nga ‘Albas’, më herët kur nuk keni qenë ministre, kështu duke i vlerësuar librat e tyre të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret e librit. Ju keni pas lidhje se keni punuar për ‘Albas’, më pas janë shpërblyer nga Ministria.
Ndërsa, Nagavci i kundërpërgjigjet se nuk ka vjedhur asnjëherë.
“Kurrë asnjëherë as dje as kurrë nuk jam person që vjedhi, e dyta, pyetet për buxhetin, për çdo ekzekutim të pagesës është verifikuar përmes ministrive që ekzekutojnë nga thesari i shtetit, Ministria e Financave, banka. Si Ministri e Arsimit nuk kemi pas asnjë interferencë të vetme. Nuk dua të komentojë deklarata që nuk ia vlen të komentohen. Më pyetet se çka do të bënit nëse do të isha në vendin tuaj, unë kam adresuar aty ku duhet të organet kompetente kur ka pas keqpërdorime, si deputete kam qenë korrekte kam adresuar fakte nuk kam shpif nuk kam thënë diçka që se di as vetë”, iu kundërpërgjigj Nagavci.