Kastrati për rritjen e pensioneve: Era e plehut nuk mbulohet me parfum

Prishtinë | 08 Tet 2024 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Kastrati ka thënë se keqqeverisja katërvjeçare e Kurtit po synohet të “parfumoset” me këtë rritje. Ai ka thënë se rritja e pensioneve në prag të zgjedhjeve është vetëm një taktikë populiste.

“Ky është mashtrimi i radhës për të mbuluar keqqeverisjen katërvjeçare të cilës i vie era pleh, ndërsa këta po mundohen ta parfumosin plehun me këte rritje 20% me shpresë që nuk i vie era keqqeverisjes katërvjeçare. Rritja e pensioneve në prag të zgjedhjeve është vetëm një taktikë populiste, që synon të tërheqë votuesit përmes përfitimeve afatshkurtra, pa adresuar rrënjësisht  situatën e rënduar ekonomike dhe rritjen e normit të çmimeve  gjatë mandatit katërvjeçar”, ka shkruar Kastrati.

Të ngjashme