Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se është hipokrizi që t’i flasë për shëndetësi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, të cilit iu vodhën 50 mijë euro në shtëpinë e tij disa muaj më parë.
Kastrati replikoi me Shkretën gjatë debatit për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, i cili po zhvillohet sot në Kuvendin e Kosovës.
“Me fol për korrupsion dikush si ky, e këtij ju kanë gjete në tepih goxha do mijëra euro, po du me e pytë a i ka gjetë ato para apo ende?”, i tha Kastrati, Shkretës.
Shkreta, paraprakisht akuzoi qeverisjet e kaluara për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
“Nëse keni kaluar shumë ditë në QKUK, kjo nuk do të thotë se jeni eksperta të shëndetësisë. Për që jeni të padijshëm flet kjo rezolutë të cilën e keni sjell. Ju keni qeverisë me shëndetësi gjithë këto vite dhe e dini fare mirë që janë arrestu njerëzit për çështjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, tha ai.