Hidrologu, Bashkim Kastrati, ka mohuar se mund të kemi vështrime të përmasave të atilla si ato që patëm pas reshjeve të fundit në vend.
Kastrati në një përgjigje për Ekonomia Online ka treguar se prurje më të larta të ujit pritet të ketë në zonat malore të Alpeve Shqiptare.
“Nuk do të ketë situatë të tillë çfarë kishim para disa javësh. Priten reshje sidomos me intensitet më të lartë në zonën malore të Alpeve Shqiptare, ku si pasojë rrjedhat ujore të kësaj zone pritet të kenë prurje më të larta. Situatë e tillë pritet të jetë edhe në pjesën veri-perëndimore të Kosovës – Ibri”, ka thënë ai.
Ndërsa gjatë ditës, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e hënë e deri më 12 shkurt mund të ketë sërish vërshime si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.
“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.