Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se tre persona nga kjo komunë janë shëruar nga Coronavirusi.
Ai këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
“Më në fund një lajm i mirë. Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativ”, ka shkruar ai, transmeton KOHA.
Kastrati iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, derisa ka shtuar se po i presin ditë të mira.