Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është një prej prioriteteve kryesore të partisë në të ardhmen.
“PDK, një prej prioriteteve në të ardhmen, një prej prioriteteve më imediate, e ka formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Kastrati në RTV Dukagjini.
Ish-ushtaraku i shndërruar në politikan ka thënë se ushtria është prioritet edhe i partnerëve të PDK’së në koalicion – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
“E kemi në platformën tonë që në tre muajt e ardhshëm pas zgjedhjeve, me formimin e qeverisë, do të formohet ushtria”, është shprehur Kastrati.
“Tre muaj pas formimit të qeverisë do ta kemi ushtrinë”, ka thënë ai, me shumë optimizëm.