Të paktën 600 persona ende konsiderohen të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve masive në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown dhe përreth tij.
Presidenti i vendit, Ernest Bai Koroma tha se komunitete të tëra janë zhdukur dhe se katastrofa e ka vënë në gjunjë shtetin.
Autoritetet lokale në Freetown thanë se numri i viktimave ka arritur në thuasje 400 dhe janë planifikuar varrime masive për të liruar morgjet.
Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar mes shkatërrimit, ndërsa Ministria e Brendshme lajmëroi se të humburit janë me mijëra.
Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se është një garë kundër kohës për të gjetur të mbijetuarit.