Një tajfun “monstër” pritet t’i godas të paktën pesë milionë njerëz për disa orë në ishujt Filipine.
Tajfuni “Mangkhut” me një forcë të madhe është duke fituar shpejtësi që nga e premtja dhe duke u zhvendosur drejt krahinave me popullsi të dendur, ku edhe është duke ndodhur një evakuim i madh i njerëzve.
Qendra e Palajmërimit të tajfuneve e kategorizoi “Mangkhunt” si një supertajfun me super-erëra të fuqishme.
Në krahasim me uraganin “Florence” që po godet bregun lindor të SHBA-ve, tajfuni në Filipine klasifikohet si stuhia e kategorisë parë.
Stuhia po sjell erëra deri në 205 km/h dhe arrin deri në 255 km/h, tha Qendra Paralajmëruese duke paralajmëruar se erërat maksimale mund të arrijnë deri 324km/h.
Stuhia vlerësohet të jetë 900 km në diametër duke mbuluar të gjitha pjesët veriore dhe qendrore të ishullit kryesor të Luzonit.
Stuhia e kombinuar me shirat e stinës së monsonit, mund të sjellë rrëke të rënda që mund të shkaktojnë rrëshqitje të dheut dhe përmbytje të shpejta.